Çka është AIDS ?
AIDS është një kompleks sëmundjesh të shkaktuara
nga shkatërrimi i sistemit imunitar me anën e një virusi të
quajtur HIV.
Ç'farë kuptojmë me AIDS?
SINDROMI Grumbull simptomash dhe shenjash
Imuno
Dobesimi i ndjeshem i sistemit imunitar
Deficitar
(i)fituar jo trashëgues por i shkaktuar nga një virus (i
fituar)
i njohur për sëmundjet me jetë të shkurtër.
AIDS Acquired Immune Deficiency Syndrome
AIDS -i është pasojë e shkatërrimit të avansuar të sistemit
imunitar nga ana e virusit HIV.
Mjedisi në të cilin jetojmë është përplot me mikrobe
zakonisht të rrezikshme.
Këto mikrobe janë:viruset, bakteriet, mykra mikroskopike dhe
parazite që janë të aftë për ta sulmuar organizmin tonë në
kushte të caktuara.
Organizmi mbrohet kundër këtyre agresorëve, falë sistemit
imunitar, roli i të cilit është që t'i asgjasojë ata.
Sistemi imunitar ka gjithashtu për detyrë të pengojë
zhvillimin e kancereve që e marrin fillesën nga disa qeliza
malinjë që mund të na shfaqin në organizëm.
Me hyrjen në organizmin e njeriut virusi i HIV-it shkatërron
sistemin imunitar. Organizmi tek i cili është shkatërruar
forca mbrojtëse-imuniteti bëhet i ndijshëm në cdo infeksion
të më vonshëm. Për shkak të kësaj organizmi nuk ka mundësi
të lufton kundër infeksioneve dhe tek të sëmurit nga AIDS-i
lajmërohen shumë sëmundje të cilat nuk mund të shërohen edhe
pse përdoren barnat. Të gjithë personat që sëmuren nga
AIDS-i përfundojnë me vdekje.

Email:
info@kullerat.net