Peer Education Network - Kullerat.net

NOTE: To use the advanced features of this site you need javascript turned on.

Ballina
Debat mbi HIV/AIDS-in dhe tė rinjtė nė Kosovė
Image

Mbajtur ne Malishevë me 26 qershor 2009

Shume çështje jetike për te rinjtë ne Kosove janë tabu, nuk flitet e sidomos për seksualitetin dhe infeksionet te cilat barten përmes marrëdhënieve seksuale. KOPF-i me përkrahjen e UNFPA- mbanë seri debatesh neper disa qendra te Kosovës.

Ne mesin tone mungojnë debatet e ne veçanti për temat tabu siç është -jeta seksuale e te rinjve. Për te debatuar lidhur me temën e sipërtheksuar,  te premten me datën 26 qershor 2009 prej orës 12:00-14:00 ne sallën e Kuvendit Komunal ne Malisheve, organizuam debat me te rinjtë e Malishevës mbi “HIV/AIDS-in dhe te rinjtë ne Kosovë”.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Trajnimi i Trajnerėve mbi Shėndetin Riprodhues dhe IST dhe HIV/AIDS-in – Malishevė
Image

Në gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë, u mbajt Trajnimi i Trajnerëve mbi Shëndetin seksual & riprodhues, Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme dhe HIV/AIDS. Aktiviteti i sipërtheksuar financohet nga UNFPA dhe implementohet nga KOPF-i.

Vetëdijesimi i te rinjve mbi Shëndetin Riprodhues dhe ndryshimi sjelljes, ishte qëllimi i këtij trajnimi të mbajtur me datën 2 dhe 3 qershor me nxënës të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”. Përveç trajnimit te rinjtë kishin mundësinë qe të shoqërohen mes veti dhe te diskutojnë mbi temat e theksuara më lartë te cilat kanë qenë pak të njohura për ta.

Trajnimi i trajnerëve në Malishevë, nuk përfundon me kaç por ka një fillim për të rinjtë e trajnuar . Trajnerët e certifikuar përmes metodës së Edukimit Bashkëmoshatar, njohurit e përfituar do ti shpërndajnë tek bashkëmoshataret e tyre duke mbajt ligjërata nepër klasat e 10-13-ta.

Përveç Trajnimit të Trajnerëve në Malishevë, me datën 23 Qershor 2009 KOPF-i në bashkëpunim me trajnerët e certifikuar do ta mbajë një debat, ku të rinjtë do ta kenë rastin të drejtojnë pyetje dhe të debatojnë me zyrtaret e Kuvendit Komunal, Qendrës së Mjekësisë Familjare, Drejtorjati të Arsimit, Qendrës Rinore , UNFPA dhe KOPF-it.

Për më shumë detaje lidhur me debatin do të lexoni së shpejti në ueb faqen tonë.

Për përkrahjen dhe mbarëvajtjen e trajnimit falënderojmë personelin e shkollës dhe nxënësit e certifikuar.
 
“Streetball”
Image

Financuar nga UNFPA dhe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit te Kosovës, për here të parë me datën 06 Qershor 2009, KOPF-i organizon LOVE PLUS „STREET BALL“ ne Pishinën e Gërmisë.

Love Plus ”Streetball" kishte për qellim promovimin e Love Plus-it dhe ngritjen e vetëdijes se te rinjve mbi përdorimin e kondomit Love Plus. Kondomi dihet qe është i vetmi produkt i cili parandalon infeksionin me HIV/AIDS dhe Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme gjatë marrëdhënieve seksuale.

Love Plus “Streetball”, madhështore e beri edhe pjesëmarrja e me shume se 500 te rinjve nga shkollat e mesme te Prishtinës, Skenderajt dhe Malishevës. Përveç qëllimit kryesor te promovimit te sjelljeve te shëndosha aktiviteti ne fjale kishte për qellim qe te rinjtë te shprehin talentin e tyre ne sport dhe muzike. Ne Love Plus “Streetball” morën pjese 18 ekipe nga Prishtina, Skenderaj dhe performuan falas për kënaqësinë e të rinjve 10 grupe muzikore.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 4 nga 27
Advertisement